Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë, të premten rreh orës 18:00
Një grua derisa po drejtonte veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar aksident duke e goditur viktimën mashkull kosovar (i mitur) i cili ishte duke drejtuar biçikletën.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar biciklisti dhe pasagjerja në veturën e saj.
Të njëjtit janë trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan, ku më pas pasagjerja është liruar, e dyshuara ka vazhduar tretman në QE-Gjilan, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.