Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se privatizimi në vendin tonë ka qenë i egër dhe brutal, gjersa e ka quajtur këtë edhe krim.
Ai tha se 500 fabrika në vendin tonë kanë shkuar për skrap.
Tutje, Kurti tha se privatizimi është rrënja e të keqes në këtë vend
“Nga procesi i privatizimit janë shitur, se ai s’ka qenë privatizim, por ka qenë privatizim i egër, brutal, rrjedhimisht krim, 500 fabrika shkuan për skrap. Pak çka prodhojmë, e pothuajse gjithçka importojmë. Ikja e parasë, i ka paraprijë ikjes së rinisë, kemi emigrim në këto 7-8 vitet e fundit, që krahasohet me kohën e okupimit. Privatizimi është rrënja e të keqes në këtë vend, është krim strukturor. Idetë tona janë program, idetë e juaja nuk i kemi parë, përveç se kur aktualizoheshin në praktika në qeverisjet e mëhershme, që populli ia tregoi vendin në 14 shkurt”, tha Kurti në seancën që po mbahet në këto momente në Kuvend.