Një person është arrestuar të dielën rreth orës 21:00 në Vushtrri, pasi që dyshohet se ka vjedhur një kositëse bari.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh,
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë dyshohet se ka vjedhur një kositëse bari nga viktima mashkull kosovar.”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.