Një grua e cila ishte e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur këtë të mërkurë.
Vëllai i viktimës e kishte raportuar këtë vdekje në polici, e cila është duke u llogaritur si vdekje dyshimtë.
Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.
E ndjera ishte e shtrirë në QKUK me 17 maj të vitit 2021.