• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

6 vjet nga varrimi i të vrarëve në Kumanovë

26/05/2021 - 06:36:50
6 vjet nga varrimi i të vrarëve në Kumanovë

Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të tjera shqiptare, para gjashtë vjetësh u kanë dhënë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë të Maqedonisë.

Pas homazheve dhe një akademie përkujtimore, djem me uniforma të UÇK-së kanë përcjellë për në banesën e fundit, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë, trupat e Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
10
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17

Nga Këshilli Organizativ, në përbërje të shoqatave të dala nga lufta, familjarëve e personaliteteve të tjera, të rënët në Kumanovë gjatë një konflikti me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj, janë nderuar si dëshmorë. Përveç disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, askush nga institucionet e larta të shtetit nuk ka qenë as për homazhe e as në varrimin e organizuar në kryeqytet.

Teksa varrimi është mbajtur në orën 17.00 në praninë e mijëra qytetarëve nga tërë Kosova, paraprakisht në sallën e sporteve “1 Tetori” janë bërë homazhe për më shumë se një orë, ndërsa është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.

Qindra qytetarë kanë bërë homazhe pranë arkivoleve të cilët ishin të mbuluara me flamuj kombëtarë. Veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të veshur me uniformën e dikurshme të UÇK-së qëndronin pranë arkivoleve.

Në duar ata mbanin fotografitë e të vrarëve në Kumanovë, fotografi këto të montuara, sipas të cilave këta të fundit paraqiteshin të kenë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fakt, disa prej tyre kanë qenë në UÇK, kanë qenë pjesë edhe e UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, por në vitin 2001 edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Ndërkohë, në qendrën e paraburgimit në Shutkë të Shkupit po mbahen nëntëmbëdhjetë kosovarë, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të policisë maqedonase në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
10
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
17
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Pas 22 vjetëve, familjes Duraku i kthehet uniforma e djalit dëshmor

Pas Sali Berishës edhe Ish-komandantin i UÇK-së, në listën e zezë të SHBA-së

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi