E diela që shkoi nuk ka qenë e qetë për një familje në Vushtrri.
Një person është sulmuar nga nusja e djalit të tij, dhe këtë e ka paraqitur si rast edhe në policinë e Kosovës.
“Vushtrri, 23.05.2021 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka dëgjuar një mosmarrëveshje në mes të djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit, tani të dyshuar femër kosovare ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodh dhe në ato momente është sulmuar fizikisht nga e dyshuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.