Një tragjedi ka ndodhur në Itali, në malin Mattranone, ku kanë vdekur 9 persona.
Teleferiku që përdorej për turist është prishur dhe ka rënë në tokë.
Si pasojë e kësaj, 9 persona kanë vdekur, raportojnë mediat në Itali.
Në teleferik ishin 11 persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç.
Dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Torinos.
Teleferiku që niset nga Stresa zgjat rreth 20 minuta dhe arrin një lartësi prej 1,491 metrash. Ishte mbyllur shtatë vjet më parë për tu riparuar dhe rikonstruktuar dhe më pas u kthye në punë në verën e vitit 2016.
tragjediVdekje