Për herë të parë pas 21 vitesh është riaktivizuar vullkani në malin Nyiragongo në Kongo, duke shkaktuar ankth dhe frikë te 2 milionë banorët e qytetit Goma.
Në vitin 2002, kur shpërtheu për herë të fundit, ky vullkan ua mori jetën të paktën 250 personave, ndërsa la pa kulm mbi kokë mbi 120 mijë të tjerë.
??Activité volcanique aux alentours de Goma: la MONUSCO fait des vols de reconnaissance.
La lave ne semble pas se diriger vers la ville de Goma. Nous restons en alerte. pic.twitter.com/JQmz7v16Ne
— MONUSCO (@MONUSCO) May 22, 2021
Qeveria vendase ka nisur evakuimin masiv të banorëve të qytetit Goma, ndërsa me mijëra janë parë të braktisin shtëpitë e tyre ende pa u dhënë njoftimi i evakuimit.
Turmat e njerëzve janë fotografuar duke u larguar me dyshekë e sende të tjera drejt kufirit me Ruadën, në lindje të Kongos.