Sot gjatë ditës në Mitrovicë u mbajt një protestë kundër dhunimeve seksuale në vend.
Njëra ndër aktivistetet organizatore, Nerimane Ferizi, ka qenë vetë ajo që kishte denoncuar edhe një rast të ngacmimit seksual të një vajze të mitur.
Në postimin e saj, ajo ka shkruar se Bahtiri sot ishte larguar nga protesta, pasi nuk e kishin lanë në radhë të parë.
Postimi i plotë:
Sot ne proteste u bashkua edhe Agimi, e duke dashte me qene protagonist si zakonisht, ne i kerkuam te largohet nga baneri dhe te solidarizohet duke u rreshtuar ne fund te marshuesve/eve.
Ai u largua krejt nga protesta!