• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Shuhet një familje, kush janë viktimat e aksidentit në Itali

26/05/2021 - 06:40:04
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tragjedia e Mottarone ka goditur 4 familje, 2 nga Lombardia, një familje nga Emilia Romagna dhe një nga Calabria. Në veçanti më e prekur është një familje që jetonte në Pavia, që ishte me origjinë nga Izraeli.

Mediat italiane kanë përcjellë identitetet e personave që humbën tragjikisht jetën këtë të diel në mesditë në rajonin e Piemontes, si pasojë e rënies nga lartësia të një kabine të teleferikut.

Lexo më shumë

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati

June 15, 2025
18
Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran

Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran

June 15, 2025
33

Roberta Pistolato, e cila sot mbushte 40-vjeçe dhe Angelo Vito Gasparro, 45 vjeç, jetonin në Piacentino, të dy me origjinë nga Bari. bashkëshortët kishin dalë në Liqenin Maggiore për të festuar ditëlindjen e gruas. Mesazhin e fundit, familja e tyre e mori rreth orës 11:00. 40-vjeçarja i kishte dërguar së motrës një mesash ku i thoshte se po merrnin teleferikun. Roberta kishte pak kohë që kishte përfunduar studimet për mjekësi.

Silvia Malnati, 27-vjeçe dhe Alessandro Merlo, 29 vjeç, ishin dy të fejuar nga Varese. Silvia Malnati ishte e punësuar në një dyqan në Milano. Të apasionuar pas natyrës, detit dhe maleve, ata kishin dalë për një udhëtim jashtë qytetit, mbase i pari në fund të vitit të gjatë të kufizimeve nga pandemia dhe kishin zgjedhur malin që ngrihet midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta.

Serena Cosentino, vajza 27-vjeçare nga Diamante, prej disa muajsh ishte zhvendosur në Verbania ku kishte fituar një konkurs në Institutin CNR për Kërkimin e Ujit, më 15 Mars. Ajo kishte përfunduar studimet në Sapienza të Romës. I dashuri i saj Mohammadreza Shahaisavandi 23 vjeç, me origjinë nga Irani, humbi gjithashtu jetën në aksident, transmeton tvklan. Rezident në Diamante, por jetonte në Romë ku ndiqte studimet. 23-vjeçari kishte shkuar në Verbania për të takuar të dashurën. Serena kishte festuar ditëlindjen e saj më 4 Maj.

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua thuajse e tëra nga aksidenti tragjik. Amit Biran, 30 vjeç, gruan e tij Tal Peleg, 26-vjeçe dhe djali i tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në spitalin Regina Margherita në Torino, por nuk dihet ende nëse ai është fëmija i mbijetuar. Viktimë mbetën edhe stërgjyshërit e familjes. Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç. Ata kishin mbërritur në Pavia disa ditë më parë për të takuar familjarët e tyre.

Të gjithë kishin shkuar në Piemonte për një udhëtim në Mottarone, kur kabina e teleferikut në të cilën ndodheshin u shkëput dhe ra nga lartësia. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është një fëmijë 5 vjeç, që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Torinos.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati

June 15, 2025
18
Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
Bota

Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran

June 15, 2025
33
Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
Bota

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
23
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Bota

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
107
Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin
Bota

Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin

June 13, 2025
44
Nga fillimi i luftë e deri te pushtimi i Çernobilit, krejt çka ndodhi deri tash në Ukrainë
Bota

Ukraina e ka kërcënuar Hungarinën me luftë

June 12, 2025
132
Next Post
Shuhet një familje, kush janë viktimat e aksidentit në Itali

Shuhet një familje, kush janë viktimat e aksidentit në Itali

Më të fundit

  • Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin
  • Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati
  • Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi