• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti i drejtohet UNESCO’s

21/05/2021 - 19:58:10
Kurti i drejtohet UNESCO’s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nder të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, iu është drejtuar organizatës UNESCO nëpërmjet një letre, së cilës ia ka paraqitur një sërë kërkesash.

Në mesin e kërkesave të paraqitura në letër, të nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është edhe anëtarësimi në UNESCO. Një gjë të tillë i pari i ekzekutivit e ka bërë me dije përmes ‘Facebook’-ut.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
130

“Së katërti, në emër të institucioneve të cilat i përfaqësojmë, kemi garantuar që Kosova është plotësisht e gatshme për anëtarësim në UNESCO, një e drejtë e mohuar para disa vitesh. Ne bësojmë që pamundësia për t’u anëtarësuar në vitin 2015 në mungesë të një numri shumë të vogël votash nuk duhet të shndërrohet në penalizim afatgjatë për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në postim.

Siç njofton Kurti, ai ka kërkuar që në mesin e objekteve kulturore të kategorizuara si “në rrezik” të largohet edhe ai i Manastirit të Deçanit. Megjithatë, e një mendimi nuk ka qenë organizata “Europa Nostra”, e cila në listën e 7 monumeteve më të rrezikuara në Evropë e ka kategorizuar edhe Manastirin e Deçanit.

Postimi i plotë:

Sot është 21 Maji, Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s (Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë). Duke marr shkas nga rëndësia e kësaj dite, sot i jemi drejtuar UNESCO-s përmes një letre që e kemi nënshkruar bashkë me Presidenten znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca. Në letrën tonë kemi shpjeguar veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e të drejtave kulturore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtetin tonë. Gjithashtu, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës kemi artikuluar disa kërkesa konkrete.

Së pari, kemi kërkuar që katër monumentet e Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi që rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërësisht nga viti i largët 2006 kur këto monumente janë vlerësuar si të rrezikuara.

Së dyti, i kemi ftuar që të rishikojnë terminologjinë e vjetruar, pasi që në raportet dhe dokumentet e UNESCO-s edhe më tutje përmendet “Provinca Autonome e Kosovës” (tanimë Republika e Kosovës) dhe “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” (tanimë Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës).

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Së treti, kemi kërkuar nisjen e procesit për ndryshimin e palës shtetërore përgjegjëse për këto katër monumente, duke e larguar Serbinë dhe vendosur Kosovën në këtë përgjegjësi. Ndonëse në Listën e Trashëgimisë Botërore palë shtetërore për katër monumentet në fjalë është Serbia, ajo nuk ka asnjë kontroll real apo juridik mbi to, dhe rrjedhimisht nuk mund të përmbushë detyrimet e saj karshi UNESCO-s. Zyrtarët e UNESCO-s i kemi siguruar që sikurse deri tani, edhe në të ardhmen do të jemi të përkushtuar për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë.

Së katërti, në emër të institucioneve të cilat i përfaqësojmë, kemi garantuar që Kosova është plotësisht e gatshme për anëtarësim në UNESCO, një e drejtë e mohuar para disa vitesh. Ne bësojmë që pamundësia për t’u anëtarësuar në vitin 2015 në mungesë të një numri shumë të vogël votash nuk duhet të shndërrohet në penalizim afatgjatë për Kosovën.

Ne jemi të vullnetshëm të bëhemi pjesë e familjes së madhe të UNESCO-s për t’i sjellë vlerë të shtuar njerëzimit përmes pasurisë sonë kulturore dhe për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për paqe të qëndrueshme në botë. Ne besojmë në universalitetin e trashëgimisë kulturore, dhe si të tillë në potencialin përbashkues të saj.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
130
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
24
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
1
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
10
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
8
Next Post
Të gjitha vendimet që i mori sot qeveria Kurti

Të gjitha vendimet që i mori sot qeveria Kurti

Më të fundit

  • Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)
  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi