Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika.
Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie.
“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha Haradinaj për Blic.
Për deklaratën e Kurtit pati reagime të shumta. Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku sipas tij, Kurti tha se UÇK’në dhe cetnikët nuk po i ndanë.
“Më shumë po duket një fjalim i një kryeministri të UNMIK’ut, ose të ‘Krahinës Socialiste të Kosovës’, e jo të Kosovës. Ai po barazon, UCK’në me krimet e Ballkanit. Ai nuk po bën ndarje. Po thotë “Të gjithë kriminelët e Ballkanit Perëndimor”. Kur ka cu letër Albin Kurti, vetëm Rexhep Selimit i ka cu letër”, është shprehur Syla.
Tutje, Syla tha se me këtë qasje Kurti po thotë se çdo faj po ua adreson krerëve të UÇK’së.
“Tash po don ta ruajë një narracion të ri duke thënë se tash duke i luftuar këta të Hagës, luftohet oligarkia dhe korrupsioni, e gjendjet fajtori i përhershëm”, ka thënë Syla.
“Me këtë qasje, Kurti po do të thotë se për cdo faj këtu, janë këta të UCK’së. Njëfarë mënyre çetnikët dhe UCK’në po i barazon sepse nuk po i ndan”, shtoi Syla.