Ushtria nigeriane ka thënë se është duke i analizuar raportet se lideri i grupit famëkeq “Boko Haram”, Abubakar Shekau, ka vdekur pasi e ka hedhur veten në ajër për ta shmangur kapjen nga një grup rival.
Shekau, bashkë me grupin e tij, ka udhëhequr një kryengritje të përgjakshme në verilindje të Nigerisë për më shumë se një dekadë.
Në mediet nigeriane pati raportime të enjten se Shekau ka vdekur nga vetëvrasja për shkak se nuk ka dashur që të kapet i gjallë pas përleshjeve me një grup rival. Sipas raportimeve të faqeve ndërkombëtare të lajmeve, ai ose është i vdekur, ose i plagosur rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që lideri i grupit famëkeq shpallet i vdekur, por ai shfaqej më vonë në video duke i përqeshur kritikët, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Mohammed Yerima, i tha televizionit CNN se ushtria ende është duke i hetuar raportimet për vdekjen e Shekau-t.
Një burim i afërt me Boko Haramin i tha televizionit CNN se ka marrë vesh që Shekau vdiq të mërkurën në mbrëmje pas aktivizimit të jelekut vetëvrasës që e kishte në trup.