Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, foli për herë të parë për mediat pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij.
“Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një vend aleat dhe mik i SHBA-së. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky nuk është thjesht projekt i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”, tha Kim gjatë një prononcimi për mediat ndërsa po ndiqte stërvitjen “Defender Europe 21” në Vlorë.
E pyetur në lidhje me padinë që Berisha ka ngritur kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Kim u përgjigj: “Nuk e kam idenë se për çfarë po flisni!”.