Inspektorati Komunal i Prishtinës ka asgjësuar mallra me afat të skaduar që kapin vlerën e mëse 11 mijë eurove
Për këtë ka njoftuar Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili falënderoi komunat “që u treguan të përgjegjshme duke e larguar mallin e skaduar me kohë”.
“Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, ka shkruar Tahiri.