Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur në pyllin e fshatit Janjar në Konispol.
Bekim Brahimi dyshohet se kishte dalë në mbrëmje për gjueti të derrave të egër dhe mund të jetë sulmuar prej tyre.
Viktima ka plagë të shumta. Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.
Policia dhe ambulanca sapo kanë mb3ërritur ne vendin e ngjarjes.