Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Prishtinë, raporton Express
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë 18.05.2021-06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.