Gruaja e vozitësit të kamionit me të cilin ishte transportuar sasia prej 400 kilogramëve e kokainës që u kap dje në Lipjan, ka thënë se beson që burri i saj nuk ka asgjë lidhje me sasinë e drogës.
“Jam e sigurt se është i pastër. Jam e sigurt sepse më rrogë ka punuar, është çuar herët, nuk është marrë me punë të këqija. Është i afërt me neve, nuk del nuk pi. 80 euro paguhet për një xhiro. Ky është vetëm vozitës, e afron aty për shkarkim kamionin, ky nuk prek aty. Është vetëm shofer, kush ngarkon, çfarë qet aty, ky nuk e di sepse është i blombuar”, ka deklaruar ajo/.
“Gjithherë ka punuar me këtë kamion. Burri është 53-vjeçar. Është kthyer të shtunën pasdite rreth orës 18:00. Të hënë është zgjuar në mëngjes për të shoh të gjejë ndonjë punë tjetër. Të shtunën e ka sjell kamionin nuk ka pasë punë. Asnjë telefonatë a diçka s’ka pasë as të dielën”.
Ajo në Info Magazine ka treguar momentin kur policia ka arrestuar bashkëshortin e saj në aksionin e së hënës.
“ Të hënën në 09:20 e thirrën “a po vjen me zbrazë kamionin”. Tha “Po” si gjithherë. Unë i përfundova disa punë dhe i pashë dy veta që kaluan me atë, i ranë ziles ju thash hajde hyrë. Kur i ranë dy tre herë ziles thash mos është për rrymë dikush me të. Dola, ia kishin lidh duar, plot oborri policë, dhjetë a s’e di sa ishin”.