Një person ka vdekur dje pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në Pejë dje rreth orës 15:36 në rrugën “Gjin Gazuli”.
Rastin për Telegraminsot e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Dje rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes aktualisht janë njësitet relevante që po merren me rastin.
“Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi .