Grupi “Network Prishtina” ka shpërndarë një fotografi të një të moshuare, e cila, sipas tyre, ka humbur.
“Përshëndetje,
Këtë zonjë sot e pash ndërmjet rrugës që e lidh Pallatin e Drejtësisë dhe Burgut të Prishtinës. Niher mendova mos osht tu shku diku edhe i thash që unë e qoj deri ku kish me shku, mirëpo e pash që kish humb. E kom lajmru në polici edhe ata e kanë marrë, përkatësisht është te stacioni i policisë nr. 4 afër hotel Victory. Kshtu, që kushdo që e ka familjar, ose, e njeh aty e gjeni”.