Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas dy dorëheqjeve të fundit në parti, duke thënë se ata që për arsye të ndryshme nuk po munden të jetë plotësisht të përkushtuar po lirohen nga detyrat e përgjegjësit në parti.
Ai ka shtuar se fokusimi kryesor dhe energjia e partisë është e orientuar në zgjedhjet komunale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, dhe se në kuadër të AAK-së janë duke u përkushtuar dhjetëra profesionist të fushave.