Në media është raportuar sot për një rast dhunimi në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një person i prezantuar si hoxhë ka dhunuar seksualisht një grua,
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, BIK-u ka thënë se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të Bashkësisë Islame dhe se ai nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.
“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.