Infermieri në QKUK, Enlirat Duraku, ka njoftuar se ka ndërprerë grevën e urisë që kishte filluar para 20 ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, ai tha se edhe pas grevës së dytë u dëshmua se infermierët nuk e përkrahin njëri-tjetrin, teksa tha se këtë e bëri në emër të dinjitetit dhe integritetit personal.
“Servilëve dhe atyre që presin që dikush t’ua rregulloj gjendjen turp të ju vij, secili e di ketë mirëpo paftyrësia u’a arsyeton të gjitha. Poashtu kasta aktuale politike, ata që premtuan ndryshimin, përkundër thirrjeve konstante për reflektim si përmes mediave poashtu edhe përmes shkresave zyrtare të protokoluara as që e lodhën kokën që një infermiet, një “hero” siç na quajtën në fushata, fundja një qytetar që ata e udhëheqin është pa ngrënë 20 ditë, nuk e lodhën kokën për problemet shëndetësore që më krijoj kjo grevë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.
Po ashtu, ai bëri të ditur se grevën e ka ndërprerë për të mos dëmtuar më shumë shëndetin, duke thënë se do të kontribuojë për realizimin e kërkesave të tij.
“Andaj duke llogaritur dhe marrë parasysh këto dy fakte grevën do e ndërpres për mos t’a dëmtuar edhe më tej shëndetin, ndërsa kërkesat për: 1. Rritje të pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36 euro, 2. Pagesën e punës së infermierëve gjatë vikendeve dhe pagesën e orëve shtesë, 3. Pagesën e rrezikshmërisë në punë. Për të gjitha këto do kontriboj në realizimin e tyre nga cilësia e anëtarit të Kryesisë së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës”, shkroi më tej ai.