Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit.
Ditën e djeshme kishte filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, teksa pamjet shqetësuese me turmë të madhe njerëzish që nuk mbajtën as distancë sociale shkaktuar reagime të shumta në opinion.
E, sot tollovi është shkaktuar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Këto pamje shihen nga fotografitë e postuara nga asamblisti i LDK-së në Ferizaj, Gëzim Kokollari.
“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj.
Vakcina me “erë shteti””, ka shkruar ai.