• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Aktori kosovar godet politikanët: Unë po vdes prej COVID-it, e ju “kujdesuni” për serbët

15/05/2021 - 08:08:25
Aktori kosovar godet politikanët: Unë po vdes prej COVID-it, e ju “kujdesuni” për serbët

Aktori i njohur Çun Lajçi para pak javësh ishte i infektuar me COVID-19, por edhe pasi e mundi virusin ai vazhdon të mos jetë mirë me shëndet.

Prej ditësh, artisti qëndron i shtrirë në spitalin e Pulmologjisë, ndërsa përmes rrjeteve sociale i mban të informuar ndjekësit për shëndetin e tij.

Lexo më shumë

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
22
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10

Me postimin e fundit, Lajçi flet për kushtet që janë në spitalin ku po qëndron dhe përmend edhe politikanët.

Ai tregon se si nuk iu ofrohen kushtet e duhura pacientëve e mjekëve, ndërsa thekson faktin që u mor vendim në Kuvend për pagesën e rrymës për serbët në veri.

Krejt në fund, ai tha se ilaçet për trajtimin po ia paguajnë mërgimtarët nga Amerika dhe Evropa.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ÇUN LAJÇIT, PA NDËRHYRJE:

“Ah kjo farë e fëlliqtë që s’me len rehat

Ne! Po pra ne!

Nji grimcë e këtij globi, pesë gishta vend, që kur u kall edhe zinxhiri i qenit lidhun n’qafën e tij t’zharitun, djem e burra, çika e pleq morën pushkët me mbrojt pragun!

Por kjo s’mjaftoi.

Atdheut i duel flaka e nji popull u ba ushtri çlirimtare me i dalë zot kësaj trohë Kosove!

– E lash djalin tre muejësh, ndërhynë infermierja, deri sa mundohet me ma gjetë venën për infuzion, e dola n’mal m’ua lidhë plagët luftëtarve, e besom n’Zot se kushtet i pata ma t’mira se këtu!

Hej, nji kapshatë bukë duhet me hangër koridoreve tue vrapua dhomave poshtë-naltë! Marre bre për kët shtet!

S’po flas sa paguhem jo, por për nji dhomë me hangër kapshatën e bukës, se edhe qeni e ka nji kotec!

Thot infermierja e unë e harroj gjylpanën që shpon, se zemra m’dhembë për këta njerëz që shpëtojnë jetë, pa kushte pa përkujdesje institucionale!

Eh, ofshajë dhe i kthem prap luftës! Edhe zemrat tona ishin pak, se shumë ishin ata, e çfarosja rrinte n’prag.

Atëherë nji bote u zbraz mbi hijenat që morën ikën tue i çua tre gishta turpi përpjetë, e bishtin tue mëshef nër shalë!

Thamë; u ba bota me ne e ne pjesë e tyne u bamë!

Sa lumtuni për ata që mbetën gjallë e sa krenari për dëshmorët e atdheut që menduen se s’harrohet gjaku i tyne!

Por, sikur s’mjaftoi as kjo.

Menduem se me kaq përfundoi gjithëçka e liria u gozhdua n’rrajën e trungut kosovarë, e tash binë vet e lulëzon gjithçka, edhe pa djersën tonë, e s’i ra kujt ndërmend se rraja thahet (e liria venitët) po që se nuk pikon djersa jonë n’bimën e porsa mbjellune!

Fluturuem mbas shkëlqimit e sytë shumëkujt iu vërbuen e s’ditën me u ndalë, por mbetën shtegtarë t’përjetshëm mbas lakmisë e cila i lidhi për fytit, e sot e atë ditë harruen se gjaku i dëshmorëve ishte derdhë për lulet e lirisë, jo për ujën e tyne, jo për cullakhanet me kudra hoteleve para se t’prangosën e t’kukasin!

Po pra ne!

Ne, populli themeltarë i ushtrisë, ne mbetëm prap të dera, e ata që i trashën qafat e kuletat, ata që shkuen e erdhën, thanë jemi UÇK, e mos folni keq për neve e shkronjat tona, se iu shpallim tradhëtarë!

Popullit t’vet i thotë e përtej Ibrit ua paguen rrymën e ujin që 10 vjet vrasësve t’vet!

Hapu tokë!

Thanë, dhe nisën me i luejtë edhe gurët e trollit e me gropua e me rrua e me vjedhë çka s’vjedhet: Atdheun e vet!

U banë të dishëm e vunë, kush gisht kush firmë, e thanë kjo asht e imja kjo e atij e kjo stërnishtë për vrastarin tonë!

E dhimbshme deri n’palcë?!

U hipën reve t‘bardha e fluturuen n’pakthim, tue na lanë n’mjerimin e tyne e thanë pritni deri sa t’kthehemi!

Por, kur nisën përrojet me gurgullua e bletët me mbledhë nektarë, ata u trazuen. Na iku mjalti thanë, na mbetën kosherët zbrazët e filluen me ulëritë! U kapën n’rrajët e hajnisë e nisën me zbritë të brini i kaut të zi! U tmeruen kur e panë se djersa ishte ba kripë guri e dolën n’foltore e deshtën me luftua me gra!

Trimat e pasluftës thanë jemi, se ata t’luftës i kemi çua n’pushim deri t’kthjellemi ne, e ne nuk kthjellemi pa na pëlcitë gjaku n’vesh, si deleve kur u trashët.

Jo, gabim thashë, si mua që m’asht rritë D-dimeri n’5000!

Unë i smuti iu shkruej, (n’vend se ata për t’cilët bana art 50 vjet me m’ngushëllua), ju shkruej jo për veti, se jam i moçëm, por për juve që doni me hangër Kosovën e n’fund edhe vetën, e trima jeni ba tash kur s’keni me kend me luftua, pos me Sarandën e Donikën, (se dorën n’zemër edhe n’luftë ishit mbas gardhit, se do tjerë për juve derdhën gjak)!

Vjosës s’po guxoni ma me iu gërdhuzë, se aty rrufe çkrep Kosova, e i keni gjetë do t’përsekutueme e t’dhunueme nga vrasësi i juej e i joni, e po iu shisni trimni tue iu thanë: Hajde, dil jasht t’kallxoj!

Ah more rodi i fëlliqt po kush t’la n’Dardani me lëshua shtatin e kopil n’Parlament mu ba!

P.S

Mërgimtarët nga Amerika e Evropa po mi blejnë ilaçet! Kaq që ta dini nëse harroj me iu kallxua!

Nga spitali, 08.05.2021″.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
Lajme

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
22
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
Lajme

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10
Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
32
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Next Post
Dje “llugë” në Prishtinë sot “llugë “ në QKMF-në e Ferizajt

Dje "llugë" në Prishtinë sot "llugë “ në QKMF-në e Ferizajt

Më të fundit

  • Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
  • Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi