Krerët e shtetit mbrëm ishin në iftar me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të prirë nga Myftiu Naim Tërnava. Ky iftar ishte i shtruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kështu ka bërë të ditur kryeminsitri, Albin Kurti, i cili ka thënë Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.
”Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore. Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe. Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Në Iftar i ftuar ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konfjuca.