• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

A do të larhohet sot orës policore në Kosovë

07/05/2021 - 12:18:29
A do të larhohet sot orës policore në Kosovë

Të dielën janë bërë dy javë prej kur Qeveria ka miratuar masat e reja anti-Covid. Atë ditë u shfuqizua vendimi për mbylljen e pjesshme të gastronomisë, mbyllja e qendrave tregtare, fitneseve e shkollave. Por, në fuqi mbeti ora policore.

Komunat po kërkojnë që ajo të hiqet, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar a do të konsiderohet kjo kërkesë. Veçse, sot në mbledhjen e Qeverisë pritet të shqyrtohet propozimi për ndryshim dhe plotësim të vendimit për masa antiCovid.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
6
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
5

Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët dalin pas orës 22:30 (përveç në raste urgjente), gjobiten nga policia për mosrepsektim të masave anti-Covid.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të shtatë ka miratuar vendimin për masat e reja anti-Covid, në mesin e të cilave është edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Komunat e Kosovës, të cilat nuk ishin pajtuar as në kohën kur është marrë ky vendim, po kërkojnë që kufizimi i lëvizjes të hiqet.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se duhet të rishikohen masat anti-Covid të cilat janë në fuqi.

“Ora policore nuk ka treguar ndonjë efekt. Por, pasi edhe lakorja është në rënie e sipër dhe komunat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke i mobilizuar shtabet komunale, drejtoritë komunale të shëndetësisë, arsimit dhe inspektorët, ka ardhur koha të rishikohen masat”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se kryetarët e komunave duhet të takohen sërish me ministrin e Shëndetësisë, për të diskutuar rreth situatës aktuale me COVID-19.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ibrahimi deklaroi se vaksinimi i qytetarëve është kërkesa kryesore e kryetarëve të komunave.

“Ka ardhur koha që të rishikohen masat. Të takohemi përsëri kryetarët me MSH, ku do të diskutohet rreth situatës aktuale dhe çfarë të bëhet në të ardhmen. Koha, temperaturat janë në ngritje e sipër. Ndërkaq vaksinimi i popullatës është kërkesa kryesore e kryetarëve”, ka deklaruar Ibrahimi.

E nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar a do të konsiderohen kërkesat e kryetarëve të komunave.

Po ashtu është pyetur edhe MSh-në për masat anti-Covid, e specifikisht për orën policore, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e Kuvendit ku u diskutua për menaxhimin e pandemisë, deklaroi se masat, përfshirë edhe orën policore, kanë pasur efekt në uljen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19.

Masat e reja anti-Covid janë në fuqi nga data 18 prill.

Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat e përgjithshme dhe të veçanta për për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kjo është një prej pikave që figuron te rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë, dokument ky i publikuar në media.

“Shqyrtim i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në pikën 2 të rendit të ditës.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në orën 15:00.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
6
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
5
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
11
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
40
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
12
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
25
Next Post
Dikur shiste ujë e simite në rrugë, tani është president i shtetit

Dikur shiste ujë e simite në rrugë, tani është president i shtetit

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi