Tension i madh u krijua në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi PDK e LDK e lëshuan seancën.
Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, pati një tentim për përleshje. Deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja janë përplasur me ministrin Faton Peci. Më pas në tollovi është bashkuar edhe deputeti Hajdar Beqa. Në një moment, në video është parë që Beqa e shtyu me dorë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Paraprakisht, mes deputetëve pati fyerje e ofendime të rënda.
Seanca ka shkuar në pauzë deri në ora 12:00.