Votën e saj për zgjedhjet e sotme, e ka hedhur edhe ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Ajo ka votuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Hoxha i ftoi të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Çdo gjë ishte në rregull, ftoj gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese sepse të gjithë ne e kemi fatin në dorë për shtetin tonë, Kosovën tonë dhe të ardhmen”, tha Hoxha