Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kjo mbledhje po përcillet me tensione në mes të anëtarëve të Komisionit dhe zv/kryeministrit, Bislimi
Xhavit Haliti i ka drejtuar kritika Bislimit duke i thënë që të përgatitet më mirë.
“Pyes kur të du, s’mun më mëson ti. Kur të vish, përgatitu mirë”, ka thënë Haliti.
Haliti është parë i tensionuar edhe me Haki Abazin, duke i thënë që nëse do t’i drejtojë vetëm ai pyetje Besnik Bislimit atëherë le të shkon në zyrë.
“Shko në zyrë edhe të kallëzon krejt”, ka shtuar tutje Haliti.
E ashpër me Bislimin ka qenë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo i ka thënë se është turp të thuhet që s’ka pasur dokumente për dialogun, duke i kërkuar Bislimit të ballafaqohet me Avdullah Hotin.
“Shko ballafaqohu me z.Hotin, Është marre me thane që s’ka pasë dokumente”, ka thënë Kadrijaj.
Ndërkohë Besnik Bislimi ka thënë se dialogu nuk do të rifillojë para pjesës së dytë të qershorit.
“Nuk do këtë takime edhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, ka thënë Bislimi.