Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, sapo ka votuar.
Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sapo ka hedhur votën e saj, raporton lajmi.net.
Pas votimit, Osmani i ftojë qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
Sipas saj, këto janë zgjedhje historike për Kosovën.
“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik, sepse është ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj se përmes një procesi fer dhe demokratike Kosova ka arsye për të festuar”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/