Ish-politikani komunist i Azem Vllasi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se sistemi qeverisës i Jugosllavisë, ka qenë sistemi më liberal prej sistemeve komuniste.
Avokati Vllasi gjithashtu tha se kishte vizituar edhe vendet komuniste të Azisë së Largët, si Kina, Vietnami dhe Korea e Veriut. E krahasuar me këto vende, Jugosllavia ishte më liberale.
Madje sipas tij, Vllasi tha se këtë gjë e di edhe perëndimi. Tutje, ai tha se në Jugosllavi kishte pronë private e edhe firma të vogla, përdallim nga vendet e tjera.
“Kam qenë në Vietnam, në Kinë, madje edhe në Korenë Veriore. Të gjitha i kam parë, udhëheqës në Korenë e Veriut ka qenë Kim Il-sung, gjyshi i liderit aktual Kim Jong-Un. Prej të gjithave shtete socialiste-komuniste, shtete me monopolin partiak, Jugosllavia ka qenë me sistemin ma liberal prej sistemeve komuniste. Këtë e ka pranuar edhe perëndimi. Ke mund të posedosh firma të vogla, tokë private”, ka thënë Vllasi.