Kryeministri, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga homologu i tij tajlandez, Prayut Chan-ocha,
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Chan-ocha, ka shprehur urimet më të sinqerta e më të mira për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Tutje, thuhet se Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.
Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar.