Valon Murati i Lëvizjes për Bashkim ka shprehur ngushëllime familjes së Behram Rrahmanit që ndërroi jetë nga Covid-19.
Behrami ka qenë ish pjesëtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të ZOSH-it.
“Na paska lënë shoku i dashur Behram Rrahmani, Kujtimi i paharruar i luftës. Luftën e madhe e fitoi për vete e popullin e vet, por betejën me virusin tinëzar SARS-CoV-2 e paska humbur.
Ishte ndër pishtarët e organizimit të UÇK-së në Çiqavicë, ashtu siç ishte shtëpia dhe familja e tij bazë e rëndësishme e UÇK-së në Kollë të Artakollit.
Përjetë do të mbetet në kujtimet e mija, Kujtimi, ky shok i dashur, që ishte bashkëluftëtar shembull e njeri i jashtëzakonshëm.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe bashëluftëtarët e Batalionit të Parë të Brigadës 142 të ZOSH-it. U prehtë në paqe në tokën e Kosovës nënë”, ka thënë ai