Partia Socialdemokrate ende nuk e ka të qartë se a do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator të këtij viti. Nga kjo parti thonë se janë në bisedime dhe do të dalin me një qëndrim në qershor.
I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për EO tha se janë duke e menduar se a do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, derisa nuk përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet nacionale pas katër vitesh.
“Jemi në diskutim të brendshëm dhe janë duke biseduar tri linja kryesore të bisedimit dhe njëra është që të kemi pjesëmarrje në të gjitha komunat, njëra është që të kemi pjesëmarrje në komunat ku kemi qeverisë dhe tjetra është që mos të kemi pjesëmarrje dhe të jetë beteja e parë e Partisë Socialdemokrate në këtë format të jetë beteja e parë elektorale në nivel nacional për shkak se diskursi jonë dhe çështja jonë është më e madhe, por ende nuk ka vendim dhe po presim që gjatë muajit qershor të kemi vendimin përfundimtarë”.
Molliqaj foli edhe për dokumentin “non-paper” ku po e cilëson të rrezikshëm pasi që sipas tij, dokumenti i dytë është baza e dialogut, prandaj ai thotë se janë të shqetësuar dhe kanë filluar mobilizimin për kundërshtim të këtij dokumenti.
“Tani nëse i keni pa deklarimet në Bruksel edhe të Kurtit edhe të Borrellit, është e qartë se ata dokumente janë serioze, dhe ‘non paper’ i dytë është më serioz, ai i pari kishte qenë sa për të dal i dyti sepse i dyti doli nga dy vendet që kanë ndikim absolut siç janë Gjermania dha Franca, i dyti u komentua shumë më shumë dhe është korniza e dialogut të Brukselit, pra nëse i dëgjoni se çka ka thënë Lajçaku dhe Borell publikisht ju e shihni që ‘non-paper’ i dyti është baza dhe materiali i dialogut kështu që kjo neve na ka shqetësuar dhe kemi filluar mobilizimin që të kemi sa më shumë kundërshtim sepse sa më shumë kundërshtim”.
Tutje, ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Shqipëri, të cilën po e cilëson si pa përgjegjësi të tij, duke e ditur që vendi po përballet me pandeminë.
“Sa i përket rezultatit është ditë dhe ne kemi thënë që nuk ka gjasa që mos të ketë asnjë mandat, ne jemi që të ketë interaksion politik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ne nuk kemi problem me ndërhyrjen ose me fol për Kosovën kryeministri i Shqipërisë sepse besojmë se na lidh diçka e përbashkët. Pa përgjegjësia në këtë pjesë ten a shihet që në kuadër të pandemisë kur Kosova kishte nevojë për beteja të tjera, fokusimi i energjisë së kryeministrit dhe Qeverisë ishte e dëmshme në kuptimin e energjisë që është shfrytëzuar për atë temë”.
“Asnjë kryeministër i Kosovës dhe as i Shqipërisë nuk mundet me i dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë sepse marrëdhëniet tona mes njerëzve dhe tani kryeministrat munden me i bë dëm kauzës bashkimit, por janë të përkohshme”.