Heroi Agim Ramadani sot do të mbushte 58 vjeç, e me këtë rast bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani përmes një postimi në Facecook ka shkruar dhe publikuar një dorshkrim të Agimit.
Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja jote e 58,Gimi jem,apo e 22 si hero i atdheut!Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme,ku profesoresha Shejnaze Elezi te noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar,me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!