Një person është lënduar derisa është përpjekur ta shuajë zjarrin që kishte përfshirë shtëpinë e tij, ku në katin përdhesë gjendet edhe furra e bukës.
Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin derisa edhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas pronarit zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga oxhaku i furrës kështu dhe ka lënë dëme të konsiderueshme.