Veseli është liruar nga burgu, pasi babain e kishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Një foto e publikuar nga nipi i tij, shihet babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli i shtrirë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Nga Gjykata Speciale, kanë thënë për lajmi.net se lirimi i Kadri Veselit nga Haga është bërë pas arsyeve bindëse humanitare, për të vizituar familjen e ngushtë në Kosovë.
Në përgjigjen e saj, Specialja ka bërë të ditur se vizita e Veselit në Kosovë është duke u përcjellur nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.