Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun e Idrizovës ishte kryer një aksion, bastisje në qelitë ku janë të vendosur pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.
Aksioni, për të cilin në media u njoftua se ka ndodhur qetë dhe pa ndonjë incident, është kryer me qëllim që të kontrollohet për prezencë të sendeve të palejuara në ambientet e burgut.
Janë gjetur dhe konfiskuar celularë dhe gjësende tjera, të cilat janë dërguar për ekspertizë.
Disa pamje nga ky aksion janë xhiruar nga dritarja e një qelie tjetër, ndërsa janë publikuar së fundmi në faqen e facebookut me emrin Pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.
Në këtë faqe shpesh shpërndahen materiale nga ky grup, ndërsa mbi videon në fjalë ka edhe një mesazh për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Avash se jemi të paarmatosur o Ali Ahmeti”, shkruan autori i kësaj videoje në rrjetin social facebook.
Videon nga momentet e bastisjes në qelitë e Grupit të Kumanovës mund ta ndiqni më poshtë!