Aktori, Çun Lajqi, vazhdon të ketë probleme me shëndetin e tij. Ai sot në profilin e tij në fcb, e ka publikuar një foto ku shihet i shtrirë në repartin e mushkërive në Pejë, ku prej andej i uroi vajzës së tij të ndjerë ditëlindjen me fjalë shumë prekëse të cilat thyejnë zemrën e çdo prindi, shkruan Telegramisot.
Ky është urimi dhe përkushtimi i Çunit për vajzën e tij të ndjerë për ditëlindjen e saj pasi sëmundja e tij nuk e lejoi atë të vizitonte të varri.
Gëzuar me ëngjëjt
A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!
E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?
Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!
Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!
Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizorit Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marr frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!
M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!
Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!
Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!
Gëzuar me ëngjëjt Bubulinë!
Pulmologji, 02.05.2021