Ky artillull historik për dëshmorin Bajram Visoqi, është i shkruar nga Arben Visoqi, dhe publikimi i tij është bër pa ndërhyrjen në tekst nga ana e redaksisë se Telegramit.
DESHMORET QE I MUNGOJNE HiSTORISE
Se lufta e fundit nuk ishte lufta e vetme per çlirim,dhe se deshmoret e UÇK-se nuk ishin te vetmit te flijuar per kete liri qe tani gezojme,deshmon edhe kjo pllake dhe ky varr deshmori i rene ne fushen e nderit,me 1944 ne Kacuberr te Rozhajes, ne perpjekje per t’mbrojte trojet shqipe nga okupatori i shekullit t’fundit.
Porse, qe historia dhe shkruesit e saj i kane shume borxh te vertetes se lavdishme per t’ju ofruar femijeve tane ende me shume njohuri ne te ardhmen-per te kaluaren,tregon fakti se ky emer i skalitur ne mermer (jo ne leter),ashtu edhe si edhe shume e shume tjere te rene, nuk jane perfshire ne historine tone (ende).
Ate te verteten!S’eshte shkruar ende per ate sakrifice dhe heroizem te bashkeluftetareve te xha Bajramit,Uk’Isve (Osmanajve) te Gurrakocit,te cilet luftuan krahe per krahe me te,porse te betuar, nuk e lane ate ne vend te renies por ia sollen familjes.Gjithnje,ne krahe e kishin mbartur qe nga atje!
Çfare morali!Çfare vendosmerie!
Kam pyetur tjeret dhe me shpesh veten, athu aq vigane mund t’ishin Uk’Ist e Gurrakocit!!!?
…
Deshmori i kombit Bajram Visoqi ka lene nje trashegimtare, Zojen, e cila edhe pse ishte martuar, fatkeqesisht nuk ka femije. Ajo jeton ne Belgjike dhe eshte 78 vjeçare.
Bajrami ishte i biri i Mete Visoqi, dhe ishte vellau i Idrizit (gjyshi im), Haxhiut (nje luftetare i zoti), dhe Isufit (komandant i famshem dhe bashkeluftetar me Muse Nimanin komandant i famshem nga Prigoda etj).
Babai i Bajramit, Meta bashke me tre vellezerit e tij: Aliu, Rama dhe Rexhepi, ishin pushkatuar nga Gal Terziqi me ushtri te krajlit ne vitin 1918 ne Tomoc.
Hak ndaj Gal Terziqit kishte marre Isufi (Baloku siq e quanim), i ndihmuar nga Gashet e Gremnikut.
Emri i deshmorit eshte riperterire, ate e bart axha im, Bajram Visoqi, prof i edukates fizike, njeherit, ish ushtar i
UÇKse, i ngarkuar me stervitjen fizike te ushtareve te brigades 133 ‘’Adrian Krasniqi’’.
Sot, emri i deshmorit Bajram Visoqi perveq ne zemrat tona dhe ne varrin e tij ku prehet, nuk eshte i shenuar ndokund tjeter!
Shih per kete dhe per shume e shume raste tjera ,historianet kane ende pune per te bere!
Ju detyrohet edhe shoqeria, edhe shteti!
Edhe ne familja gjithsesi!
Lavdi deshmorit Bajram Visoqi dhe gjithe deshmoreve tjere te rene ne epoka lufterash per liri!
Shkruan Arben Visoqi