“Ne po punojmë me paga të cilat janë më të voglat në rajon. Po punojmë me paga për të cilat nuk po mundemi të jetojmë. Po marrim paga të cilat nuk po na lajnë të vdesim…qeveritarët menduan vetëm si të përfitojnë nga ne, asnjëherë me asnjë pikë dhe presje nuk e bënë në favor të punëtorëve të sektorit privat. Ne më shumë se 50 përqind të punëtorëve jemi pa kontrata pune… 2:40 Qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri deri më tani nuk e bënë asnjë lëvizje më të vogël. Premtuam se në pakon për rimëkëmbje ekonomike do të paguhen tri herë me 300 euro, por deri më sot nuk ndodhi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodh”, tha ai.
Duke shprehur zotimin e tij, Azemi tha se synimi i tyre karshi ekzekutivit do të jetë që mos të ketë pagë nën kërkesat e tyre.
“Synimet tona në të ardhmen janë që nuk ka pagë nën 350 euro, më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të bëjmë shpenzime. Tani e tutje ne do të kërkojmë decitivisht që nuk ka pagë në 350 euro”, tha ai.
Gjatë ditës protestuan edhe Sindikata e Pavarur e Aeroportit dhe Sindikata për Transport dhe Lidhje të Kosovës..
Kryetari i kësaj të fundit, Alush Sejdiu tha se 1 maji i këtij viti punëtorët e sektorit privat po i gjen në situatë të rëndë dhe përbuzur
“1 maji, dita ndërkombëtare e punës, punëtorët e Kosovës po i gjenë në një pozitë shumë të rëndë, të përbuzur dhe të injoruar fatkeqësisht nga institucionet e Kosovës, por edhe nga punëdhënësit…18:17 Ne kërkojmë që të zbatohen të drejtat që na garanton Ligji i Punës, marrëveshja kolektive dhe Ligji për organizimin sindikal. Kjo është vetëm një marshim, protestë paralajmëruese për arsye se nëse vazhdohet kështu me këtë trend të papërgjegjësie nga qeveria, por edhe menaxhmenti ne nuk do të ndalemi me protestat…24:56Kemi pengesa të anëtarësimit në sindikatë, jo vetëm në aeroport, por edhe në shoqata tjera. Prandaj ligjet shkelen çdo ditë, dikush po e shfrytëzon këtë situatë të pandemisë për favor të vetit”, u shpreh ai.