• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vuçiq: “Non-paper” i fundit më i mirë se Plani i Ahtisaarit, njohja e Kosovës e papranueshme

01/05/2021 - 10:01:31
Vuçiq: “Non-paper” i fundit më i mirë se Plani i Ahtisaarit, njohja e Kosovës e papranueshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të komentojë dokumentet jozyrtare dhe të pakonfirmuara, të njohura si ‘non-papers’ lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës,
Presidenti serb, duke komentuar ‘non-paper’-in e fundit tha se njohja e Kosovës, e përmendur në atë letër, është një gjë e vështirë dhe e papranueshme për Serbinë, “por se është një letër shumë më e mirë se Plani i Ahtisaarit dhe nga gjithçka që kemi marrë deri më tani”.

Në një intervistë për gazetën serbëve “Blic”, Vuçiq thotë se letra e fundit ka edhe gjëra të tjera të papranueshme, siç janë detajet për Mitrovicën.

Lexo më shumë

Sot “Cirku” i  29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot “Cirku” i 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 9, 2025
2
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22

“Është e vetmja zonë urbane që e kanë serbët dhe duan t’u marrin. Ka edhe gjëra të tjera. Letrën non-paper e ka përpiluar dikush shumë kompetent, i cili kupton gjithçka. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ne”, tha Vuçiq.

Ai vlerëson se ky ‘non-paper’ është shumë më i mirë se Plani i Ahitisaarit dhe se gjithçka që serbët kanë marrë deri më tani.

“Kjo tregon se ata që thonë se ju kurrë nuk mund të merrni një letër më të mire, nuk kanë të drejtë. Vetëm se ndonjëherë vjen, nuk po them që tani është kështu, një situatë ku në të vërtetë nuk ka më mirë. Ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq duhej ta kuptonte – deri kur të mundeni, dhe kur më jo. Kjo është në dorën e udhëheqjes së shtetit”, theksoi Vuçiq.

Duke iu përgjigjur konstatimit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po tregon vullnet të mirë për bisedime, Vuçiq tha se Kurtit do t’i duhet të tregojë vullnet dhe se do të jetë nën presion të madh.

“Po e tregon qëndrimin e tij ndaj dialogut, mosrespektim ndaj nesh dhe ndërmjetësuesve, por kjo i mbetet atij”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk është aspak i magjepsur me Kurtin.

Vuçiqi ka folur edhe për forcën e ushtrisë serbe dhe të ushtrive të vendeve përreth. Për Kosovën thotë se nuk ka ushtri të fortë por e ka bazën Bondsteel dhe ushtrinë amerikane pas vetes.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai tha se theksoi se ushtria serbe nuk është më e dobët se asnjë ushtri tjetër e vendeve përreth, pa e llogaritur atë rumune dhe hungareze, dhe se ushtria serbe po forcohet me shpejtësi.

Duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në synimin e saj për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri, si dhe për të rritur numrin e ushtarëve të saj në KFOR pesë herë, Vuçiqi tha se ushtria kroate pesë vjet më parë ishte dy herë më e fortë se ajo serbe, por jo edhe tash.

“Kroacia ka një ushtri shumë të fortë. Shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel, por e kanë Bondsteel-in dhe ushtrinë amerikane pas vetes. Le ta bëjnë ata punën e tyre. Serbia është një vend sovran dhe do të bëjë pjesën e saj. Unë me krenari mund të them sot se ushtria serbe nuk është më e dobët se ndonjë ushtri tjetër në fqinjësi, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi shpejt. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia”, tha ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Sot “Cirku” i  29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot “Cirku” i 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 9, 2025
2
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Next Post
Miratohet projekt-rregullorja për rastet e sinjalizimit

Miratohet projekt-rregullorja për rastet e sinjalizimit

Më të fundit

  • Sot “Cirku” i 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi