Ambasdori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postim në Twitter ka shkruar lidhur me zgjedhjet në Kosovës.
Kosnett ka shkruar që çdo votë numërohet prandaj dilni the votoni.
“Mirëmëngjesi votues kosovar! Dita e sotme është për të dalë dhe për të votuar, vota juaj ka rëndësi dhe votoni vetë për vendin tuaj dhe të ardhmen tuaj!. Kosova është shtëpia jote”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter.
Ai po ashtu ka shpërndarë edhe apelin e tij që është publikuar në ueb faqen e ambasadës më 4 tetor.
“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamja juaj, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, thuhet ndër të tjera në apelin e ambasadorit Kosnett. /Lajmi.net/