Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 79 testime, prej të cilëve 118 kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë këtij intervali kohor kanë ndërruar jetë tre persona, të cilët ishin të prekur me COVID-19.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108 mijë e 606 që nga fillimi i epidemisë.