• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Nagavci me sërë kritikash për arsimin në Kosovë: Gjendjen nuk e kemi aspak të mirë

29/04/2021 - 17:52:57
Nagavci me sërë kritikash për arsimin në Kosovë: Gjendjen nuk e kemi aspak të mirë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se pandemia ka sjellë vështirësi për të gjithë e edhe për mësimdhënësit. Ajo thotë se situata me COVID-19 ka bërë që shumë nxënës të pësojnë ngecje në mësime.

Nagavci thotë se kjo është arsyeja që Ministria e Arsimit ka marrë vendim për organizimin e mësimit plotësues për këta fëmijë.

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
23
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16

“Mësimi plotësues parashihet me legjislacionin në fuqi siç e kam thënë edhe në ditën kur e morëm këtë vendim. Këtu po e citoj Ligjin për Arsimin Para Universitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Neni 8 paragrafi 6, nenpragrafi 6.3 ku thotë se ”në rast se vërehen mangësi në zbatimin e kurrikulumit, Ministria mund të kërkojë zbatimin e mësimit shtesë ose alternativ””, njofton Nagavci.

“E mbaj mend kur unë isha nxënëse kemi mbajtur mësim shtues e plotësues e të njëjtën e kam praktikuar edhe vet sa kam qenë mësimdhënëse. Në kohën kur puna e mësimdhënësit është mbajtur me përgjegjësi, nuk ka pasur kërkesa për refuzim të mësimit plotësues”, shtoi ajo.

Ministrja Nagavci thotë se “njeh shumë mësimdhënës që edhe tash mbajnë mësim plotësues por fatkeqësisht jo të gjithë e bëjnë këtë”.

“Jam në dijeni po ashtu, se kemi shumë mësimdhënës që me përgjegjësi e kryejnë detyrën e tyre dhe janë në shërbim të nxënësve duke i mbështetur si fëmijët talentë ashtu edhe ata që kanë vështirësi në të nxënë. Por, gjendjen në arsim nuk e kemi aspak të mirë dhe jo rastësisht jemi në një situatë të tillë. Ndikimet partiake e vendimet e nënshkruara në kohë fushatash janë arsyeja kryesore që e kanë degraduar arsimin”, shkroi tutje Nagavci.

Nagavci shton se fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve.

“Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marr fund. Si ministre e Arsimit pres që DKA-të, shkollat e mësimdhënësit ta respektojnë vendimin për mbajtjen e mësimit plotësues për ata fëmijë që kanë pasur ngecje gjatë kësaj periudhe. Çdo tendencë për të penguar punën me nxënësit që kanë ngecje, është dashakeqe dhe e papranueshme”, shtoi Nagavci.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nagavci thotë se në këtë kohë kur shumë njerëz i kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë jo vetëm në Kosovë por gjithandej në botë, mësimdhënësit duhet ta ndjejnë veten me fat që janë në marrëdhënie pune.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
23
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
9
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
6
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
15
Next Post
BE-ja ia dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Dozat e reja të vaksinës antiCOVID nuk shihen askund, vazhdojnë vdekjet

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi