• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rifillojnë gërmimet për të pagjeturit në veri të Mitrovicës

29/04/2021 - 09:57:13

Sot kanë rifilluar gërmimet për gjetjen e trupave të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në vend, te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Lexo më shumë

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
18
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
29

Sipas tij, sot kanë rifilluar punën për gjetjen edhe të mbetjeve tjera mortore në veri të Mitrovicës, pas gërmimeve të cilat i kanë kryer javën e kaluar në Arbanë të Prizrenit ku siç tha ai kanë ekshumuar një trup.

“Gërmimet kanë rifilluar javën e kaluar. Në Arbanë të Prizrenit kemi ekshumuar një trup, dhe sot ka qenë e planifikuar në veri të Mitrovicës te varrezat e myslimanëve, të cilat kanë filluar në orën 09:00”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu po ashtu tha se punimet do të zgjasin 15 deri në 20 ditë punë, duke përfshirë këtu edhe një zonë të Serbisë, saktësisht në Kizhevak të cilat punime do të rifillojnë më 5 maj.

Edhe kryetari i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, Bajram Çerkini konfirmoi se sot kanë rifilluar gërmimet për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës, te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

“Jam në veri të Mitrovicës, te varrezat e myslimanëve pasi kanë filluar punimet”, ka thënë Çerkini.

Ndërkaq, ditë më parë për telegrafin nga zyra e informimit të Ministrisë së Drejtësisë treguan për rifillimin e punimeve në territorin e Serbisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nga kjo zyrë po ashtu treguan se deri më tani janë identifikuar dy persona nga Rrezalla e Skenderajt.

“Ju njoftojmë se ekspertet e Mjekësisë Ligjore do të vazhdojnë punimet nga data 5 maj 2021, me dekonservimin e terrenit – dhe zhvarrimin e trupave. Gjithashtu ju njoftojmë se deri më tani janë identifikuar dy persona nga Rrezalla e Skenderajt”, thuhej në përgjigjen e tyre.
Advertisement

Ndryshe, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator në Uashington nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Çështja e të zhdukurve është gjithashtu në agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
18
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
29
Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
Lajme

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
42
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
23
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë

December 5, 2025
32
E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme

E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

December 5, 2025
42
Next Post
Kosova, vend i zhytur në mbeturina me 1572 deponi ilegale

Kosova, vend i zhytur në mbeturina me 1572 deponi ilegale

Më të fundit

  • Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
  • Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
  • Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi