• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Sulmoi dy policë në Bazel, kosovarin “e shpëton” inteligjenca e ulët

28/04/2021 - 19:37:32
Sulmoi dy policë në Bazel, kosovarin “e shpëton” inteligjenca e ulët

Për shkak të shkallës së tij të ulët të inteligjencës, çrregullimit të sjelljes dhe skizofrenisë, ai nuk mund të konsiderohet plotësisht përgjegjës për veprimet e tij

Një 30-vjeçar me shtetësi kosovare duhej të përgjigjej për sulmin e kryer ndaj dy policëve në Bazel. Gjykata Penale e Bazelit, duke konsideruar atë si person me përgjegjësi të reduktuar penale, i ka shqiptuar një dënim prej 9 muajsh burg, raporton bzbasel.ch.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
130

I akuzuari nuk është deklaruar në lidhje me akuzën. Kjo është arsyeja pse gjykata është mbështetur në marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë dhe policëve në fjalë.

Ai akuzohet se ka sulmuar dy policë përpara një filiali Migrosi në Bzel, në fund të tetorit të vitit 2020.

Ai mbante nga një thikë në të dyja duart. Ndërkaq, vetëm pas shumë kërkesave dhe përdorimit të “taser”-it, policët mundën të arrestonin Arlind C. *.

Ai është akuzuar, ndër të tjera, për përpjekje të shumëfishtë për vrasje me dashje, si dhe dhunë dhe kërcënime ndaj zyrtarëve.

Gjykata penale ka marrë vendimin të martën në mëngjes.

Arlind C., i cili është mbajtur në paraburgim që nga incidenti, duhet të vuajë tre muaj të tjerë burg – që do të thotë se ai është dënuar me nëntë muaj burgim.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më tutje, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej dhjetë tarifash ditore prej 30 frangash për sharjet drejtuar policëve.

“Ishte padyshim një situatë e rrezikshme për policinë”, është shprehur kryetari i trupit gjykues Dominik Kiener pas shqiptimit të vendimit, transmeton albinfo.ch.

Të dy policët kanë vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale. As përdorimi i taserit dy herë nuk përbën tejkalim kompetencash.

Por, përkundër kësaj, gjykata nuk mund ta ndjekë penalisht të akuzuarin për tentim vrasje të qëllimshme.

“Ne duhet të lëmë pika të caktuara të hapura sepse nuk mund t’u përgjigjemi atyre përfundimisht” është shprehur gjykatësi.

Policët gjatë gjithë kohës kishin mbajtur distancë mjaft të madhe nga Arlind C., prandaj mbajtja e dy thikave nga ai si e tillë nuk është e mjaftueshme për ta akuzuar atë për veprën penale vrasje në tentativë.

Me nëntë muaj burg, gjykata, në shikim të parë duket se jep një vendim të butë. Mirëpo, kjo bëhet për shkakun se Arlind C. kishte përgjegjësi të zvogëluar, thotë gjyqtari. Për shkak të shkallës së tij të ulët të inteligjencës, çrregullimit të sjelljes dhe skizofrenisë, ai nuk mund të konsiderohet plotësisht përgjegjës për veprimet e tij.

Sëmundja e të akuzuarit është gjithashtu arsyeja pse gjykata penale nuk i ka shqiptuar atij dëbimin nga vendi.

“Rreziku i neglizhimit të tij në Kosovë nuk bën të injorohet” ka shtuar Kiener. Këtu në Zvicër, falë mbështetjes së nënës së tij dhe Kesb-it, ai ka një “rrjet të shkëlqyeshëm” që mund ta përkrahë atë. Kjo funksionon vetëm pjesërisht, por “të paktën këtu bie më butë”, i tha gjykatësi Arlind C.

Në anën tjetër, në Kosovë, atë nuk e pret një mbështetje e tillë. Prokuroria publike dhe i akuzuari mund të kundërshtojnë vendimin i cili ende nuk është i plotfuqishëm.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
130
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
24
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
1
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
10
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
8
Next Post
Osmani në takim me Vitinë: Vaksinat kundër COVID-19 do të sigurohen, jemi në koordinim me shtetet mike

Osmani në takim me Vitinë: Vaksinat kundër COVID-19 do të sigurohen, jemi në koordinim me shtetet mike

Më të fundit

  • Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)
  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi