Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
Veseli përmes një shkrimi në Twitter, këtë emërim e konsideron si një përkushtim i SHBA-ve për ta mbështetur dialogun.
“Jam i gëzuar kur mësova se Presidenti @realDonaldTrump ka emëruar ambasadorin @RichardGrenell si të dërguar të posaçëm të dialogut për paqe. Unë këtë e konsideroj si provë të një përkushtimi dhe shumë të nevojshëm që SHBA-ja ta mbështes dialogun ndërmjet #Kosovo dhe #Serbia”, ka shkruar Veseli.