Janë numëruar mbi 1000 kuti nga 5,198 në total, në Shqipëri.
Nga rezultatet e deritanishme të numërimit të fletëve të votimit, PS është në avantazh me 50% të votave ose 68 mandate. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka marrë 38% të votave ose 51 mandate.LSI ka marrë 7% të votave ose 5 mandate. Ndërsa PSD, partia e Tom Doshit, ka marrë 2% të votave ose 3 mandate. Kurse partitë e tjera deri tani nuk kanë marrë asnjë mandat.